Harrojeni iPhonët e ri të 2019-ës (që përflitet se quhen “iPhone 11” dhe “iPhone 11 Pro”) sepse iPhonët e vitit 2020 tingëllojnë më fuqishëm! Sipas analistit të TF International Securities Ming-Chi Kuo, iPhonët e vitit 2020 do të vijnë me një ridizajnim kryesor.

Bëhet fjalë që iPhonët e vitit të ardhshëm do të kenë “një dizajn forme krejt të ri” si dhe “teknologjinë 5G” dhe “përmirësime të funksionimit të kamerave”. Mendohet se këto përditësime do të rrisin në mënyrë të menjëherëshme shitjet e iPhone nga viti në vit.

Por nga ana tjetër, është e vështirë për shembull të imagjinohet që Apple të kthehej në një material alumini. Apple kaloi në xham duke filluar me iPhone 8 dhe iPhone X për të mundësuar karikimin wireless. Metali, nuk funksionon shumë mirë sa i përket karikimit wireless./TechSot.Al