Instagram po shton një risi tjetër në kategorinë e blerjeve: ju afron më pranë realitetit.

Duke filluar nga sot, një pjesë e vogël e markave që shesin produktet e tyre nëpërmjet Instagram do të jenë në gjendje të shtojnë në faqet e produktit një opsion real të provës së produktit. Fillimisht, kjo risi do të jetë e kufizuar në kozmetikë  dhe markat e syzeve (Warby Parker dhe Ray-Ban), por Instagram planifikon t’a vendosë në dispozicion këtë veçori për më shumë produkte me kalimin e kohës.

Ideja është që kjo risi të ndihmojë blerësit në Instagram duke parë se si disa lloje të produkteve do të duken në të vërtetë në fytyrën e tyre.

Duke shtuar veçoritë e blerjes, dhe duke i lënë përdoruesit të bashkëveprojnë me produktet, Instagram do të tërheqë akoma më shumë vëmendjen tuaj. Ndoshta edhe portofolin tuaj!/TechSot.Al