Gjigandi Google ka hasur disa probleme me aplikacionet qëllim-keqe, raporton TechSot.Al.

Vetëm në muajin Shtator, ekipi i Android, sistemit operativ të kontrolluar nga Google, ka mundur të zbulojë dhe heqë nga tregu 172 aplikacione me probleme. Por problemi më i madh i këtyre aplikacioneve është se ato kishin në total më shumë se 335 miliona instalime.

Sipas TechSot.Al, llojet e problemeve përfshijnë reklamat e pa-autorizuara, aplikacione të fshehura, antiviruse fallco, dhe shume të tjera.

TechSot.Al ju sygjeron të gjithëve personave me sistem Android të kenë kujdes me aplikacionet që ata instalojnë. Gjithashtu bëni kujdes me informacionet sensitive që fusni në aplikacione të ndryshme./TechSot.Al/