Facebook dëshiron të dijë nëse përdoruesit e tij do të preferojnë që pëlqimet, reagimet dhe shikimet e videove të fshihen nga postimet – dhe, duke filluar nga sot, kjo gjë po testohet në Australi. Kompania ka thënë se kjo është “një provë e kufizuar”, me qëllim mbledhjen e reagimeve “për të kuptuar nëse ky ndryshim do të përmirësojë përvojat e njerëzve.”

Numri i pëlqimeve, reagimeve dhe shikimeve të videove nuk janë zhdukur plotësisht, ato janë thjesht private për të gjithë, përveç autorit të postimit. Përdoruesit e tjerë ende mund të shohin se kush e pëlqeu ose reagoi në një postim, kështu që ata do të jenë në gjendje t’i numërojnë ato manualisht, por sigurisht kjo vë më pak theks në numrin e plotë se sa njerëz shtypin butonin like në një postim. Megjithatë, numrat e komenteve do të shfaqen.

Nëse testi rezulton i suksesshëm, pëlqimet “e fshehura” mund të kalojnë në rajone të tjera apo edhe në nivel global./TechSot.Al