Nëse mendonit se robo-taksitë e Tesla ishin një ‘mashtrim’ nga Elon Musk, Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie njoftoi dyfishimin e automjeteve ‘pa shofer’ në Konferencën e rezultateve financiare, ditën e mërkurë.

Pas një tremujori çuditërisht fitimprurës (kompania fitoi 342 milion dollarë pas humbjeve të mëparshme), Musk dukej optimist ndërsa fliste për karakteristikat e automjeteve elektrike vetë-drejtuese. Ai dukej i emocionuar për përditësimin e softuerit V10 në muajit e kaluar, i cili përfshinte Smart Summon, një opsion që u lejon makinave Tesla të lëvizin në mënyrë autonome nga një vend parkimi në vendndodhjen e shoferit (në rrugë private, si për shembull në qendra tregtare).

Në konferencë, Musk tha se “hapi tjetër do të jetë vetë-drejtimi i plotë i automjeteve me Smart Summon si fillim.” Deri më tani veturat Tesla me përditësimin më të fundit të softuerit mund ta realizojnë vetë parkimin (një përditësim do të vendoset në funksion javën e ardhshme me përmirësime të bazuara tek 1 milion pronarë të automjeteve vetë-drejtuese që e kanë provuar deri më tani). Ndryshimet e ardhshme kanë të bëjnë me ‘trajnimin’ e makinave për t’u përshtatur me semaforët, shenjat ndaluese dhe situata të tjera të trafikut. Musk përmendi gjithashtu vetë-drejtimin e automjeteve në rrugë të ngushta dhe periferike.

Aktualisht automjetet ‘pa shofer’, sistemi gjysmë-autonom, punon vetëm në autostradë dhe rrugë kryesore, prandaj kërkon vëmendje të plotë të shoferit dhe duart në timon gjatë gjithë kohës. Por Musk tha se që programi i plotë i vetë-drejtimit mund të jetë gati për përdoruesit e tanishëm si një përditësim i makinave aktuale deri në fund të këtij viti. Ky është i njëjti program që ai thotë se deri në fund të vitit 2020 do ta shndërrojë automjetin tuaj në një robo-taksi, gati për të transportuar njerëz të tjerë kur ju nuk po e përdorni makinen tuaj. Kështu mund të fitoni edhe para./TechSot.Al