Me sa duket telefonant iPhone 11 të Apple po shiten më shpejt sesa pritej. Sipas një raporti, Apple u tha furnizuesve të saj që të rrisin prodhimin e iPhone 11 deri në 10%, ç’ka do të thotë rrittje me rreth 8 milion njësi. Apple e mori këtë vendim pas kërkesës së lartë për iPhonët e rinj nga blerësit.

Modelet më të lira, iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, po kryesojnë kërkesat, ndërsa iPhone 11 Pro Max po shitet më pak sesa pritej. Kërkesa e lartë për iPhone 11 nuk është aspak befasuese. Vitin e kaluar, ai ishte telefoni i ri më i lirë. iPhone 11 i këtij viti është 50 dollarë më i lirë sesa iPhone XR./TechSot.Al