Google lançoi YouTube Music katër vjet më parë, por përdoruesit e Android ende nuk e kanë ‘prekur’…deri tani!

Në një postim në një blog të premten, Google njoftoi se shërbimi i transmetimit të muzikës YouTube do të zëvendësojë Google Play Music si ritransmetuesin muzikor të parazgjedhur për pajisjet Android. Do të jetë i instaluar në pajisjet e reja Android 9 dhe Android 10, megjithëse Google vuri në dukje se Google Play Music ende mund të shkarkohet nga Play Store. Ndërkohë, aplikacioni i vjetër do të jetë përsëri i disponueshëm.

YouTube Music u lançua për herë të parë në vitin 2015, dhe pati një rimëkëmbje të madhe në 2018 për t’u bërë ajo që është tani. Është i disponueshëm falas dhe me pagesë, por version falas mund të mos jetë shumë ‘i thjeshtë në përdorim’. Nëse nuk paguani 10 dollarë në muaj, nuk mund të dëgjoni offline ose të luani audio në sfond. Do të dëgjoni gjithashtu reklama midis këngëve.

YouTube Music ende mbetet prapa konkurrentëve të saj për sa i përket numrit të personave që e kanë bërë subscribe, por duke e vendosur në pajisjet Android mbase do të shtojë suksesin e saj./TechSot.Al