Një super teleskop ka filluar gjurmimin më të hollësishëm të Universit të ndërmarrë ndonjëherë. Qëllimi i programit pesëvjeçar është që të hedhë dritë në ‘Energjinë e Errët’, forca misterioze që mendohet se shkakton një zgjerim të përshpejtuar të Universit. Instrumenti përmban 5000 mini-teleskopë. Secili mund të tregojë një galaktikë çdo 20 minuta. Në vetëm një vit shkencëtarët do të kenë parë më shumë galaktika sesa janë parë me të gjithë teleskopët e tjerë në botë.

Çfarë është energjia e errët?

Teoria e Big Bang për krijimin e Universit fillimisht parashikoi që zgjerimi i tij do të ngadalësohej, dhe se ndoshta do të fillonte të zvogëlohej si rezultat i tërheqjes së gravitetit. Sidoqoftë, në vitin 1998, astronomët u tronditën kur zbuluan se Universi jo vetëm që po vazhdonte të zgjerohej, por ky zgjerim po përshpejtohej. Mendohet se diçka po kundërshton tërheqjen e gravitetit , dhe kjo është cilësuar me emrin ‘Energji e Errët’.

Sipas llogaritjeve Energjia e Errët përbën pjesën më të madhe të Universit. Atomet që përbëjnë planetët, yjet dhe galaktikat ndoshta përbëjnë vetëm 5%. Profesor Ofer Lahav, nga Kolegji Universitar Londër, po merr pjesë në këtë projekt. Ai tha se shkencëtarët ende nuk dinin asgjë rreth Energjisë së Errët edhe 20 vjet pas zbulimit të saj.

“Thjesht është e turpshme të jetosh në një Univers ku njeh vetëm 5% të tij,” tha ai.

“Zbulimi se çfarë është Energjia e Errët dhe natyra e saj, mund të çojë në revolucionin e të gjithë fizikës!”/TechSot.Al