Para disa ditësh, gjigandi i sistemeve të kompjuterave Microsoft, ka paralajmëruar përdoruesit e kompjuterave që të mos vazhdojnë të përdorin shfletuesin Internet Explorer, raporton TechSot.Al.

Internet Explorer është një shfletues interneti, ose browser, që përdoret nga shumë përdoruesa në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos në kafe interneti. 

TechSot.Al raporton se skuadra e Microsoft-it ka identifikuar disa probleme të mëdha me sigurinë e Internet Explorer, ku sulmuesit kibernitikë mund të vjedhin të dhënat e përdoruesave. 

“Dobësia e shfletuesit që ne kemi gjetur mund të korruptojë memorjen e kompjuterit, në mënyrë që lejon sulmuesat të ekzegutojnë një kod arbritar, që më pas lejon sulmuesin të marrë kontroll të sistemit kompjuterik.”

Microsoft sygjeron që përdoruesit jo vetëm të mos përdorin Internet Explorer, por madje t’a fshijnë atë komplet nga sistemet e tyre./TechSot.Al/