Me sa duket Verizon është penduar për blerjen e Tumblr sipas burimeve të TechSot.al.
ëall Street Journal ka raportuar të Enjten se gjiganti i telekomit po dëshiron që ta heq sitin e blogimit social nga duart e tij, por ama nuk ka një blerës zyrtar dhe ka mundësi që Verizon as të mos gjeje një blerës të tillë madje.

Tumblr është themeluar në 2007 dhe është blerë nga Yahoo për 1.1 bilionë dollar në 2013 , por gjërat nuk shkuan ashtu sic Yahoo i planifikoi.
Për shkak të menaxhimit të keq dhe mungesës së gjenerimit të parave , Tumblr filloi të humbas vlerën për Yahoo , duke zbritur në vlerën e 200 milionë dollarëve në 2016.
Verizon në 2017 vendos të bleje Tumblr , por duket sikur ishte përsëri një lëvizje e gabuar.
Pavarësisht se Tumblr ka shumë përdorues me miliona madje , në rast se askush nuk pranon ta bleje , ky aplikacion mund të humbas .
Tumblr gjithmonë ka qenë një burim i madh i memeve , GIFs dhe gati cdo gjë tjetër që interneti ka ofruar gjatë këtyre viteve./TechSot.al/