“Ne duam qe ndjeksit tane te fokusohen ne ate qe ju ndani dhe jo ne sa like merr postimi juaj. Ndermjet këtij testi , vetëm personi i cili e shperndan nje post do te mund te shikoje totalin e pelqimeve. ”
Keshtu e pershkruan Instragram sipas burimeve te TechSot.al , ndryshimin drastik qe do te perpiqet te realizoje ne ditet ne vijim .

Fshehja e pelqimeve ne Instragra do te sjelle nje qetesi mendore qofte tek miqte tuaj ne instagram qofte dhe tek personat qe shperndajne permbajtje.

Mund të ulë ndjesinë e garimit në Instragram , meqe përdoruesit sdo te kenë nevojë që të krahasojnë numrin e pëlqimeve te tyre me atë të miqëve apo personave të famshëm.

Kjo mund të nxisë kreativitetin tek përdoruesit dhe tu jap atyre liri që të postojnë përmbajtje me autentike ne vend se te fokusohen ne numrin e pëlqimeve.

Shumë persona madje i fshijnë postet të cilat nuk kanë marrë mjaftueshëm pëlqime .
Fshehja e pëlqimeve mund te sjellë që njerzit të mos fiksohen mbas cdo të mete që kanë dhe të mos frikësohen nga paragjykimi i të tjerëve.


Nga burime te TechSot.al dijmë që ky protoip i brendshëm nuk është bërë ende i hapur për publikun e gjërë , madje as nuk po e testojnë për momentin , por kërkimi i mënyrave per ulur presionin social qe ndjejnë perdoruesit e rrjeteve sociale është nder prioritet kryesore te Instagramit.

Për momentin ama nuk ka plane që të fshihen numri i ndjeksave në profilet e userave , pasi është një tregues i vërtetë i popullaritetit dhe është ajo cfarë realisht u jep vlerë në treg përdoruesve popullor.
Fshehja e likeve , thjeshtë do të vinte ne dukje numrin e ndjekesve dhe komenteve dhe përseri do të kishte impakt ne algoritmin e Instagramit , pra krijuesit prap do të ishin ne betejë të vazhdueshme për tu “pare”./TechSot.al/