Shumë mendojnë se Facebook stories janë thjeshtë një kopje e shëmtuar e Instagram Stories , por sipas burimeve të TechSot.al , Facebook Stories tani ka arritur në 500 milionë usera aktivë ditor .
Edhe ëhatsApp stories kanë arritur në 500 milionë përdorues ditor gjithashtu , ndërsa Instagram i ka arritur këto vlera që para tre muajsh.


Kjo është realisht impresionuese , pasi kjo do të thotë që të paktën nje e treta ë përdoruesve ( nga 1.56 bilionë në total) po pston ose po shikon Facebook Stories cdo ditë ,që nga dita e parë që Facebook e ka lancuar si funksion dy vite më parë.
Për referencë , Snapchat Stories ka arritur në 190 milionë usera ditor.
Por sipas burimeve te TechSot.al Facebook nuk po i përdor Storiet thjeshtë për tu updatuar me të rejat më të fundit nga miqtë e tyre ,por gjithashtu edhe për të nxjerrë përfitime monetare nga to .
Madje është bërë e ditur se mbi 3 milionë reklamues kanë blerë reklama të Stories përgjatë aplikacioneve të Facebook.


Nga kjo pritet që Facebook të lancoje një rrjet të reklamave të Storieve të Facebook.
Pavarësisht se të gjihë përdoruesit ishin tepër të frustruar në fillim nga lëvizja e Facebook për të kopjuar konceptin e Storieve nga SnapChat duket sikur tani janë qetësuar dhe kanë filluar ta përdorin shumë.