Për herë të parë , Netflix nuk është aplikacioni mobile , jo i lidhur me lojrat , i renditur ne vend te parë për sa i përket të ardhurave.

Ndryshimi në pozitë nuk është aq surprizues , për shkak të vendimit të Netflix në Dhjetor i cili ndaloi së paguari të ashtuquajturin “Taksa e Apple”.

Pra nuk u lejon userave më që të regjistrohen në shërbimet e veta ndërmjet aplikacioneve iOS.
Sipas TechSot.al ky ndryshim i ka shkaktuar Apple humbje ne miliona dollar në të ardhura vjetore , duke qenë se Netflix kryeson që nga 2016 si aplikacioni me të ardhurat më të mëdha.

Por tani përdoruesit duhet që të regjistrohen ne sitin e Netflix para se te aksesojnë aplikacionin ne pajisjet mobile.
Nga burimet e TechSot.al u konkuludua se Netflix fitoi 853 milionë dolarë në AppStore.

Ndërkohë të ardhurat e Tinder vazhdojnë të rriten dita ditës. Në cerekun e parë të këtij viti u pa një rritje në të ardhura me 42% ne cdo vit , duke arritur ne të ardhura prej 260.7 milionë dollarë.


Përvec Tinder, Line dhe Line Manga , aplikacionet e tjera me shumë të ardhura , janë ato të fokusuara në muzike , video etj si Tencent Video , IQIYI, YouTube, Pnadora, Youku.

Nderkohë aplikacionet më të shkarkuara kanë qenë ato të fokusuar në median sociale , dërgimin e mesazheve dhe video . Kjo përfshine WhatsApp , Messenger, TikTok, FaceBook, Instagram , SHAREit,Netflix, Snapchat./TechSot.al/

tiktok ios icon