Një lajm që do i gëzojë të gjithë fansat e Apple Watch, gjenerata e re do të ketë shumë risi në të, raporton TechSot.Al.

Përveç sistemit të ri operativ, Apple Watch do të ketë edhe mbështetjen e vetë të rrjetit celular, pra do të ketë internet vetë, pa nevojën e një celulari.

TechSot.Al raporton se më përpara, u nevojitshe një celular smartfon për t’a lidhur me orën e mençur. Por tani nuk do të jetë më nevoja të merrni edhe celularin tuaj kur të jeni duke bërë vrapin e mëngjesit.

Por kjo teknologji e Apple nuk do të jetë diçka tërësisht e re, pasi orat inteligjente të Samsung dhe LG kanë pasur këtë veçori më kohë, por jo Apple Watch. Sipas TechSot.Al, me internetin në dorë, përdoruesit do të mund të dërgojnë mesazhe dhe kryejnë telefonata pa u dashur të lidhen me një iPhone.

Raporte të afërta të TechSot.Al thonë se teknologjia e “re” do të fuqizohet nga Intel, e njëjta kompani që ka furnizuar Apple-in me pjesë në iPhone 7 dhe 7 Plus.

Në vend të një SIM-karte tradicionale, orat e Apple do të përdorin një verzion të vogël, të quajtur ‘eSIM’. Mendohet që të njëjta SIM-karta do të zëvëndësojnë edhe ato në celularë.

Sipas vetë Apple, interesi për Apple Watch vazhdon të ketë rritje me 50% nga viti në vit, edhe pse ekspertë të kësaj fushe kanë dyshime./TechSot.Al/