N.q.s Amerika shquhet në tre gjëra, ato janë ushtria, shkenca, dhe teknologjia. Por sipas gjasave, ushtria do të mbetet e vetmja “forcë” e amerikanëve, pasi Kina pritet të marrë fronin si lider në shkencë dhe teknologji.

Sipas TechSot.Al, ritmi i novacionit të shtetit komunist ka marrë super-xhiro, dhe nuk di të ndalet. Dhe ky ritëm filloi në 2008-n kur Kina kaloi Japoninë në shpenzimet e saj përsa i përket fushës së shkencës dhe teknologjisë, dhe më pas B.E-në në 2013. TechSot.Al raporton se Kina pritet të kalojë në këtë aspekt edhe Amerikën, deri në vitin 2019.

Ndikim në këtë zhvendosje të fuqisë nga perëndimi në lindje sipas TechSot.Al vjen për shkak të dy arsyeve; arsyeja e parë, presidenti amerikan Donald Trump duket se po ecën ‘mbrapa’ në kohë, përsa i përket tërheqjes nga Akordi Klimatik i Parisit dhe krijimit të punëve të qymyrit. Arsyeja tjetër është se Kina ka përfituar muajt e fundit nga kjo ‘terheqje’ e ShBA-së.

Sot për sot Amerika mbetet akoma lideri absolut, si në shkencë, ashtu edhe në teknologji, por duhet të veprojë, pasi Kina nuk është shumë mbrapa./TechSot.Al/