Më shumë se 1500 ekspertë ishin prezentë në hapjen e Samitit të Katërt të Robotëve në Kinë dhe Samitit të Talenteve Intelektuale e Ekonomike në qytetin e Yuyao, në provincën lindore të Zhejiang, për të diskutuar prodhimin inteligjent, transformimin dhe përmirësimin industrial.

Eventi me tematikën e inteligjencës dhe të ardhmes, solli në vëmendje një sërë robotësh për përdorim industrial dhe familjar. Ekspertët thonë pwr TechSot.al se transformimi i prodhimit nxitur nga prodhimi inteligjent është bërë i pashmangshëm në një kohë të rritjes së kostos së punës dhe nevojës për të përmirësuar efikasitetin.

Sipas statistikave nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës, shitjet totale të robotëve industrialë në botë arritën 290.000 njësi në 2016, me shitjet në tregun kinez që u rritën në 31%, që përkthehet në 90.000 njësi.

“Kina u bë tregu më i madh i robotëve në 2013, me tregun që u zgjerua me mbi 30% çdo vit, nga 2014 në 2016. Përparime të mëdha janë bërë në kontrollin e robotëve, në programimin offline, në perceptimin dhe dizajnin e përgjithshëm,” u shpreh Qu Daokui, drejtori i përgjithshëm i Aleancës së Industrisë së Robotëve në Kinë per TechSot.al.

Qyteti mikpritës i samitit ka një sistem të prodhimit të robotëve që kombinon prodhimin e pjesëve kyç, linjën fleksible të prodhimit dhe një fabrikë magazinimi. Prodhimi industrial në 2016 arriti thuajse në 6 miliardë yuan. Ndërkohë TechSot.al pohon se në vendin e takimit ishin prezentë edhe një trup ekspertësh mbi robotët për të ndihmuar përshpejtimin e përdorimit të teknologjisë dhe produkteve të robotëve dhe për të promovuar zhvillimin industrial./TechSot.al/