Kina ka angazhuar mijëra studiozë për t’i dhënë jetë enciklopedisë online “të përmirësuar nga shtëpia” e cila rivalizon Wikipedian zyrtare, aksesi i së cilës është pjesërisht i bllokuar. TechSot.al i referohet një shkrimi të South China Morning Post, e cila shkruan se edicioni i tretë i Enciklopedisë Kineze  që duhet të jetë online vitin e ardhshëm, cilësohet si projekti më i madh editorial në Kinë.

Në të sipas TechSot.al, do të marrin pjesë mbi 20 mijë të diplomuar nga universitete dhe institute të kërkimeve, duke kontribuuar në artikuj në rreth 100 disiplina të ndryshme.

I konceptuar për të qenë libri i parë dixhital kombëtar i “të gjithëve”, enciklopedia do të numërojë më shumë se 300 mijë zëra, secila prej tyre e gjatë me mbi 1 mijë fjalë. Do të jetë dyfishi i Enciklopedisë Britanike, dhe do të ketë pak a shumë të njëjtat dimensione si versioni i Wikipedia në gjuhën kineze.

E lancuar në vitin 2001, versioni kinez i Wikipedisë, ka qenë ndër vite, objekt cencure dhe ndalimesh. Për momentin qytetarët kinezë, mund të konsultojnë zërat më të shumtë shkencor dhe teknologjike, por jo zëra të tipit, Dalai Lama nuk takon presidentin kinez./TechSot.al/