Pasojat nga sulmi botëror kibernetik “WannaCry nuk janë zbehur ende, dhe tashmë është ende një problem me sigurinë informatike, për të cilën ka vend për t’u shqetësuar. TechSot.al konfirmin se disa kërkues kanë zbuluar online një “maxi database” me fjalëkalime të vjedhura.

Mbi 560 milionë të dhëna dhe dhjetëra platforma mes të cilave Linkedin, Dropbox, MySpace, Tumblr. në këtë rast zgjidhja është më shumë e gjetur manualisht e specifike se sa taksative. Ekspertët thanë për TechSot.al se përdoruesit duhet të ndërrojnë menjëherë  fjalën e kalimit në shpërbimet e mësipërpërmendura.

Kompania MacKeeper ishet ajo që dalloi “maxi database” ku janë gjetur fjalëkalime, adresa emaili të publikuara nga vet sulmuesit, dhe humbje të dhënash. Sipas analistëve, bëhetë fjalë kryesisht për atë grup përdoruesish që nuk e kanë ndërruar asnjëherë fjalëkalimin në llogaritë e hershme të tyre. Në krye të kompanive teknologjike të ekspozuara qëndron Yahoo.

Eksperti Troy Hunt ka krijuar dhe një portal për të verifikuar nëse adresa email ëhstë e kompromentuar. https://haveibeenpwned.com.

Rasti i Yahoo shrkuan TechSot.al, edhe më herët ka bërë jehonë pas mbi 1 miliardë llogarish të hakeruara. Në maj të vitit të kaluar rreth 164 milionë llogari të Linkedin iu thyen fjalëkalimet, ndërsa raste të ngjahsme janë edhe me MySpace e Tumblr./TechSot.al/