Light Phone është një aparat që shkon kundër rrymës në një sektor të dominuar nga funksione gjithmonë e më smar, dhe nga ekrane me dimensione bujare. Ky aparat shpjegon TechSot.al, është i karakterizuar nga një design minimalist dhe nga lehtësia e përdorimit. Është ideuar për ata përdorues që duan të eliminojnë të gjithë superfluo-n, por pa hequr dorë nga të qënit “i kapshëm”, në sensin tradicional të fjalës.

Bëhet fjalë për një terminal të menduar për të funksionuar si teelfon dytësor, me vecantinë e ëprdorimit të numërit personal kryesor. Të vetmet funksione prezent janë mundësia për të bërë dhe marrë thirrje telefonike, memorizimi i pak numrave dhe kontakteve dhe funksionion edhe si orë për të na treguar kohën.

Nuk është e mundur në asnjë mënyrë  dërgimi i mesazheve apo lidhja online me internet. Gjithçka është brenda një aparati me madhësinë e një karte krediti. Telefoni i pare Light Phone raporton TechSot.al duhet të jetë i lidhur me telefonin kryesor smartphone nëpërmjet një aplikacioni që duhet instaluar. Në këtë mënyrë do të mundësohet kryerja e telefonatave hyrëse dhe dalëse duke ruajtur numrin e njëjtë.

Pas kësaj konfigurimi, “telefoni i lehtë” mund të funksionojë gjithashtu edhe si një pajisje që qëndron vetëm (stand alone) edhe nëse nuk është projektuar për këtë funksion. Prodhuesit kanë arritur të lidhin marrëveshje tregtare me operatorët kryesorë amerikanë.

Në këtë mënyrë do të mund të përdorni një kart SIM që operon në rrjetin 2G GSM me një çmim prej 5 dollarësh në muaj. Momentalisht shkruan TechSot.al, është një ekskluzivitet promovimi për klientët amerikanë, dhe zhvilluesit shpresojnë të mund t’i sjellin këto kushte edhe përtej oqeanit.

Ky “smartphone” ka një procesor Qualcomm 8208 dhe operon në frekuencat GSM 850/900 1800/1900 MHz. Ekrani është OLED dhe peshon vetëm 39 gram. Autonomia në standby e deklaruar nga prodhuesit është rreth tre ditë. Light Phone do të jetë i disponueshëm në tregje me çmimin prej 150 dollarësh duke nisur nga kjo e hënë e 15 majit./TechSot.al/