Krijuesit kinezë zbuluan Mbretin Majmun, robotin gladiator me të cilin ata shpresojnë të sfidojnë skuadrat ndërkombëtare të robotëve gladiatorë në arenë. Shun Shiqian,  një nga bashkëkrijuesit tha se roboti është ende i  papërfunduar, por ata shpresojnë se vitin e ardhshëm, ai do të jetë gati për luftë pohon TechSot.al.

“Nëse do të thoja se kemi qëllim të krahasojmë dizajnin apo shpejtësinë,  ne mund ta ndryshojmë robotin në një tjetër mënyrë. Por jam shumë i sigurtë për këtë. Për mua, Sun Wukong është heroi im dhe ai nuk do të dështojë kurrë, prandaj fitorja duhet t’i përkasë Mbretit Majmun dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë.”

Skuadra e Sun sipas TechSot.al, formalisht ka sfiduar skuadrën amerikane Megabots.  Një nga robotët e tyre u ekspozua në një event pranë Stadiumit Kombëtar të Pekinit.

“Jemi të emocionuar për sfidën me skuadrën kineze, Mbreti Majmun duket bukur dhe fantastik. Jemi të emocionuar të fillojmë ligën sportive të të ardhmes, robotët fantashkencë që vijnë në jetë. Sapo beteja e skuadrës japoneze Suidobashi Heavy Industries të vendoset, do të gjejmë si do të funksionojë ky sport i të ardhmes dhe do të flasim me skuadrën kineze për të kuptuar hapin e rradhës,” shpjegon  Gui Cavalcanti, drejtor i Megabots. Teksa pritet të konfirmohet sfida, për vizitorët kinezënuk ka dyshim se Mbreti Majmun do të jetë

fitues shkruan techSot.al

 

“Jam shumë e zhgënjyer që kurrë nuk kam parë robotë në arenë,  por kjo është  gjithashtu shumë interesante dhe nuk e dija që ai mund të lëvizte. E pashë nga anash  dhe ai lëvizi papritmas, sytë e tij më panë dhe unë zbulova që njerëzit mund të ulen brenda tij. Dua vërtet ta pilotoj,” shprehet 23-vjeçarja Jia Yue. “Shpresoj që Mbreti Majmun të fitojë. Jemi me të!,” tha turisti 42-vjeçar nga Hangzhou, He Baili.Sipas Sun, Mbreti Majmun është ndërtuar në 2 muaj, peshon 4 ton dhe ka një kosto prej thuajse 15 milionë dollarësh./TechSot.al/