Pas Google, Apple apo Tesla, edhe Samsung hidhet në garë për makinat me guidë autonome. Kompania ka marrë licencën nga Ministria e Transportit e Koresë së Jugut, për t’i hapur rrugë testimit të teknologjisë saj në vend, por me makinat e markës Hyundai. Lajmi Konfirmohet nga Wall Street Journal, i cituar nga TechSot.al.

Nuk është ende e qartë ku do kryhen testimet, por Seuli, i ka dhënë OK provave për makinat me pilot automatik nëpër rrugët publike. Aktualisht pohojnë burime të brendshme të Samsung, është duke u ndërtuar një impiant Ad Hoc, një “K-City”, i hapur për shumë kompani, i cili duhet të inaugurohet brenda fundit të këtij viti.

Samsung, shkruan TechSot.al, ka konfirmuar do eksperimentojë një makinë me guidë autonome të përshtatur me një software të zhvilluar nga vet kompania për kërkimet inovatore. Testimi në rrugë do të ndihmojë kompaninë të zhvillojë algoritme të inteligjencës artificiale për guidë pa shofer.

Sektori “automotive”, prej kohësh ka zgjuar interes tek kolosët e teknologjisë. Në ditët e kaluara, edhe Appel ka bërë hapa domethënës para, duke marrë lejen për të testuar makinat pa pilotë në rrugët e Kalifornisë./TechSot.al/