Çdo 15 sekonda, një biçikletë e re është gati për përdorim nga Grupi Fushida në Tianjin. Është hera e parë për Kinën që prodhon biçikleta elektrike të të njëjtit model, ngjyrë e madhësi në sasi kaq të mëdha në dekada. Dhe e gjitha bazohet në idenë e thjeshtë se askush nuk duhet të blejë një biçikletë në të ardhmen. Një linjë prodhimi raporton TechSot.al mund të krijojë 2.000 biçikleta në ditë dhe siguron punë për 90 persona. Por, vetëm gjysmë viti më parë, prodhuesit e biçikletave po luftonin për mbijetesë, nën një perspektivë të zymtë për biznesin.

Tashmë, punëtorët janë të ngarkuar duke i prodhuar biçikletat, që gjë ka sjellë edhe rritje në rrogat e tyre. Grupi Fushida thekson TechSot.al është një nga prodhuesit më të mëdhenj të biçikletave në vend. Për çdo tetë të tilla të bëra në botë, njëra i përket këtij grupi. Dhe raporti pritet të rritet me suksesin e shërbimit të ndarjes së biçikletave. Kjo është në fakt, përtej pritshmërive të kujtdo, përfshi edhe drejtorit.

“Në 2015, ne kuptuam se ky model i ri qiraje do të kishte një impakt. Por shpejtësia e rritjes së tregut gjatë gjysmës së shkuar të vitit ishte përtej imagjinatës tonë,” shpjegon Sun Hao, drejtor i Grupit Fushida.

Sun tha se kompania do të rrisë cilësinë e biçikletave, duke i kushtuar vëmendje qëndrueshmërisë dhe komfortit. Gjithashtu do të rrisë kapacitetin prodhues në 10 milionë biçikleta në vit.

“Prodhimi për këtë lloj biçiklete po shkon drejt automatizimit dhe prodhimit inteligjent.”

Sun Hao, drejtor i Grupit Fushida nuk shqetësohet se kultura e ndarjes së biçikletës do të zvogëlojë porositë. Në fakt, sic shkruan TechSot.al, një kulturë popullore e çiklizmit do të çojë në kërkesa më të larta personalizimi. Dhe më me rëndësi, duket se biçikletat do të dominojnë rrugët e qyteteve madhore kineze në të ardhmen./TechSot.al