Kutitë katrore? Të shkuara dëm dhe shumë pak funksionale. Ky duhet të ketë qenë mendimi që shtyu Apple, të ideojë një kuti të sajën për pica. Mbajtësja prej kartoni e picave të Apple është e rrumbullakët dhe studiuar në detaje.

Box shkruan TechSot.al është përceptuar rreth 7 vjet më parë nga Molla e kafshuar dhe aktualisht përdoret në kafenenë e Apple, dhe ëhstë paralajmëruar përdorimi në Apple Park, kampusi i ri futurist i gjigantit teknologjik.

E regjistruar në vitin 2010, dhe i publikuar në vitin 2012, patenta përshkruan një kuti rrumballe me material ekologjikdhe rezistent në të njëjtën kohë, me disa vrima në kapak për hsmangur lagështinë. Gjithashtu kutia Apple e picave ka dhe unaza me vrimanë pjesën e poshtme për t’i dhënë ajër bazës së picës.

Të gjitha këto detaje sipas TechSot.al, janë menduar për të lehtësuar shpërndarësit e picave, dhe për të krijuar më shumë mundësi dhe vende ku mund t’i mbështesim, si në një kafene, në tavolinë, në cdo vend.

Si shpikësi i parë i kutisë rrethore të picës, figura që mundësoi patentën, është Francesco Longoni, personi në krye të grupit të Apple përgjegjës për ushqimin. Në përkujtimoren që do mbahet për Ceon Steve Jobs, e gjithë skuadra do të vënë firmën e tyre në një nga kutitë e picave Apple./TechSot.al/