Whatsapp ka orintuar përdoruesit të pranojnë ndarjen e të dhënave në Facebook. Autoriteti garant i konkurrencës dhe tregjeve, në fund të një hetimi ka konkluduar me një sanksion prej 3 milionë eurosh për WhatsApp.

Sipas TechSot.al, shkaku për gjobën është fakti që kompania sipas hetuesve ka orientuar përdoruesit e WhatsApp Messenger që të pranojnë integrimin e kushteve të reja të përdorimit, duke ndarë të dhënat personale me Facebook, duke u bërë të besojnë se do ishte e pamundur të vijoninpërdorimin e aplikacionit pa zbatuar udhëzimin, lexohet në një shenim të Antitrust.

E ndryshme situata për ata që ishin përdorues të të dhënave të modifikuara prej 26 gushtit 2016 pohon TechSot.al, që kishin mundësinë të përdornin pjesërisht kushtin, duke vendosur nëse do t’i ndanin ose jo të dhënat me llogarinë personale të tyre WhatsApp në Facebook, që më pas të përdornin aplikacionin.

Po shqyrtojnë padinë dhe vendimin dhe do përgjigjemi në mënyrë zyrtare, kjo ka qenë përgjigja e zëdhënësit të WhatsApp./TechSot.al/