Android Pay, sistemi me pagesë që na mundëson pazarin dhe shoping nëpër dyqane fizike e virtuale përmes smartphone Android, mund të rrisë dozën e teknologjisë. Së fundmi sipas TechSot.al po synohet teknologjia e njohjes së fytyrës për programet besnike nëpër pikat e shitjes.

Në disa linja ku ka kode që bëjnë përditësimin e aplikacioneve, po përmendet përherë e më shumë një funksion i quajtur “Visual ID”, për njohjen e klientëve në brendësi të dyqaneve.

Pikat e shitjes duhet të përshtaten të gjitha me videokamerë “Visual ID”, të aftë për të dalluar cdo klientë. Prezenca e këtij të fundit në dyqan, raporton TechSot.al duhet të konfirmohet përmes Bluetooth. Në këtë pikë, në fazën e blerjes, përdoruesi mundet që automatikisht të grumbullojë pikët e besnikërisë dhe të marrë cmimin.

Risia që duket gjithsesi e largët, derisa të jetë në funksion të përdoruesve, mban brenda saj dhe misterin e shqetësimeve për privatësinë e klientit. Sipas asaj që përshkruhet në kodin e aplikacionit, dhe që i referohet shtypi i shkruar i specializuar për teknologjinë, gjithsesi sistemi limitohet duke krahasuar foto të shkrepura nga videokamera e dyqanit, me atë të dhënë nga përdoruesi, dhe fshihen menjëherë më pas./TechSot.al/