Diferencat mes muzikës klasike dhe asaj Rrep janë të të dukshme, edhe për personat më pak pasionantë ndaj muzikës, por kur bëhet fjalë për të vlerësuar big band  të Boogie Woogie?

Ajo që TechSot.al mund të thotë me siguri është se një algoritëm mund ta dallojë ndryshimin falë Inteligjencës Artificiale. Përmes një eksperimenti të një kompanie angleze, demonstrohet që sistemi informatik arrin të bëjë edhe më mirë se njeriu vlerësimin, edh etë performancave Live muzikore.

Sipas TechSot.al muzika e luajtur live është një eksperiencë unike për cdo muzikant dhe shpesh është e vështirë të bësh një renditje klasifikuese brenda një rryme të caktuar. Gjithsesi kërkuesit angleze kanë arritur të zhvillojnë një teknologji të re të “machine learning”, e aftë të identifikojë llojë të ndryshme muzikore, më mirë se njeriu edhe në rrethana komplekse.

Një nga këto janë edhe ekzibicionet “live”. Një rezultat që sic shpjegojnë kërkuesit për TechSot.al, hapë portat e një gjenerate të re për marrjen dhe vlerësimin e informacioneve muzikore që mund të shërbejë në të ardhmen për të zhvilluar metoda të avancuara të organizimit dhe kërkimeve në databejset muzikore.

Por jo vetëm për dallimin e muzikës, por teknologjia e së ardhmes mund të përdoret edhe për të dalluar defektet në sistemet industriale, apo për të vlerësuar në mënyrë të shpejtë shëndetin e një pacienti, përmes sensorëve valorë./TechSot.al/