Sa më shumë përdoret Facebook, më pak të lumtur jemi dhe më pak të shëndetshëm. TechSot.al shkruan se kjo nuk është hera e parë që rrjetet sociale përfundojnë në shenjestrën e studimeve shkencore. Kjo është gjithsezi teza e zhvilluar, nga një studim i Unversitetit të Yale në Kaliforni, i publikuar nga Wall Street Journal.

Studimi u zhvillua për dy vjet rresht, dhe u testuan mbi 5 mijë persona, të cilët fillimisht konkuzionet i pasqyruan  tek American Journal of Epidemiology. Sipas psikologëve tërheqja dhe reagimi fytyrë më fytrë përmirësojnë shëndetin, mirëqënien dhe rrisin psikologjinë e përdoruesit.

Kemi ekzaminuar ndërveprimin mes aktiviteteve në Facebook, gjendjen e shëndetit fizik, mendor dhe në përgjithësi kënaqësinë nga jeta thonë kërkuesit për TechSot.al. Rezultatet kanë demonstruar se në përgjithësi, përdorimi i platformës nuk i përgjigjet mirëqënies së individit.

Në vëzhgim janë marrë edhe statuset, ku u monitoruan 5200 të rritur, dhe në bazë të frekuencës së përdorimit të rrjetit social, u pa se sa më shumë online dhe intensivë tëishin ën komente, aq më të përkeqësuar nga ana fizike dhe mendore ndiheshin.

Në muajt e fundit në studim u ëprfshinë dhe adoleshentët nga të cilët shpjegon TechSot.al u konstatua se përdorimi i Facebook u krijonte gjendje ankthi, dhe pasiguri./TechSot.al/