Mund të jenë hakerat kinezë , më të dyshuar se ata koreanë, ata që fshihen pas WannaCry, familja e virusit të famshëm “ransomëare” që ka infekstuar më shumë se 200 mijë kompjuter në 150 shtete, duke gjunjëzuar sisteme me kode të larta sigurie qeveritare, edhe jo vetëm. TechSot.al shkruan se edhe kompani, spitale, shtëpi fëmije, etj, u detyruan t’i nënshtroheshin nga WannaCry.

Dyshimet për epiqendrën e virusit e ngre kompania e profilizuar në sigurinë informatike “Flashpoint, që ka analizuar gjuhën, përmbajtjen dhe stilin e kërkesave për para në këmbim të rimarrjes së të dhënave nga sulmuesit kibernetik.

Sipas të dhënave të deritanishme shpjegon TechSot.al, kërkesit thonë se vetëm testet në gjuhën kineze dhe angleze janë shkruar nga persona real dhe jo nga robotë. Në vecanti gjuha manderine, dhe ajo kineze, nga njerëz njohës të mirë të gjuhësisë. Ndërsa mesazhet në gjuhët e tjera, 28 gjithsej, janë rezultat i përkthimeve online nga Google Translate.

Duke përfshirë dhe gjuhën koreane shkruan TechSot.al. Analistët  gjithsesi pohojnë se nuk mund të flasim me siguri të plotë për kinezët, gjithcka është e mundur. Megjithatë shprehin bindjen se  kriminelët e internetit  i kanë lënë qëllimisht disa detaje për të lënë gjurmë.

Në ditët e ardhshme  ekspertët e informatikës  thonë se mes kodeve të gjetur te WannaCry janë dhe software të përdorur nga Lazarus Group, një grup i hakerave me seli në Pyongyang./TechSot.al/