Rreth 93% e personave në të gjithë botën ndajnë informacione personale e private në rrjete online, nga të cilët 70% e këtyre postojnë foto dhe video të fëmijëve të tyre. TechSot.al i referohet një studimi të Kaspersky Lab që nënvizon se këto zakone, janë më të forta mes të rinjve, që u aksesojnë të huajve informacione private.

Sipas analistëve, pothuajse gjysma e e përdoruesve të internetit, rreth 44%, ndajnë informacione personale online pa marrë nmë konsideratë që domini është publik dhe mund të dalë nga kontrolli i tyre.

Gjithashtu TechSot.al shpjegon se një në pesë persona  pranojnë se kanë ndarë të dhëna edhe me persona që nuk i njohin mirë, plus të huaj, duke limituar kontrollin personal ndaj materialeve të tyre në të ardhmen.

Në këtë mënyrë  vetekspozohemi ndaj vjedhjes së identitetit apo sulmeve financiare me shënjestër kartat tona të kreditit, rreth 37%, për vjedhjen e pasaportës shënohet 41% ndërsa fjalëkalimet rreth 30% e përdoruesve online.