Facebook fuqizon funksionin “Live”, videot direkt në streaming. Në këtë mënyrë u jep përdoruesve përdorim sa më të plot të tij. Sipas TechSot.al kompania ka njoftuar për një chat privat në zonën e filmimit si edhe mundësinë për të shtuar një mik tek video personale që transmetohet direkt.

Chatet private në brendësi të LIVE synojnë t’i bëjnë më tërheqëse filmimet mes miqve, larg komenteve që ndehsen në ekran ku transmetohet video. Mbi të gjitha shkruan TechSot.al krijon privatësi nëse bëhet fjalë për LIVE që kanë reklama në media, për celebritet apo organizata të tjera.

Personat në chat shkruan Facebook komentojnë LIVE-t 10 fish më shumë se videot tradicionale. Por sipas TechSot.al, chatet private për momentin do të vijnë të integruar përmes Messenger. Për momentin funksioni do të bëhet aktiv përmes aplikacioneve në disa shtete, për të qenë gjithëpërfshirës gjatë verës.

TechSot.al shpjegon se kjo është një mundësi që përdoruesit do të kenë një opsion që deri më sot u rezervohet vetëm figurave VIP, ajo të bërjes video direkte së bashku me një mik. Thënë ndryshe, një lloj “video-thirrje” e transmetuar direkt për të gjithë në publik, që merr vëmendjen e shumë miqve të Facebook./TechSot.al/