Guardian zbulon për herë të parë rregullat dhe linjën editoriale sekrete te Facebook. Pas një kërkese të gjatë dhe të vazhdueshme, e përditshmja britanike, ka hyrë në posesin e qindja mijëra manualeve me rregulla për tu respektuar, dhe argumentimet sesi moderohen tematika ndaj dhunës, racizmit, terrorizmit, urrejtjes apo pornografisë shkruan TechSot.al.

Një burim I brendsëm poohen se Facebook nuk është në gjendje të kontrollojë përmbajtjet në platformën e tij, pasi është rritur shumë shpejt duke dalë jashtë kontrolli. Si shembull marrim hakmarrjet e ish-it duke bërë pastime të dëmshme për ish partnerin, foto intime të tij. Në situata të ngjashme reagimi duhet të jetë në rreth 10 sekonda, gjë që nuk ndodh.

Siguria e përdoruesve, është gjëja që ka më shumë rëndësi për ne poon Facebook. Sic raportin TechSot.al kompania në Menlo Park replicon përmes një zëdënësi për publikimin e rregullave të brendshme për moderimin e bashkëbisedimit apo postimeve online. “Mark Zuckerber, ka cuar grupin e tij të operimit në të gjithë botën në rreth 4500 persona që u duhet të shohin miliona sinjalacione cdo javë, dhe përerë synon ta përmirësojë punën” pohon zëdhënësi.

Facebook synon thjeshtimin e sinjalizimit të problemit konfirmon TechSot.al, për të garantuar një reagim shumë të spejtë. Madje tani po tentohet dhe lehtësimi i procesit të kontaktimit të forcave të policisë për këdo që tyen rregullat standard të rrjetit social. Kujtojmë se Facebook ka potuajse 2 miliardë përdorues në të gjithë botën./TecSot.al/