Ka mbërritur në rreth 2 miliardë aparatë aktivë në të gjithë botën, por sistemi operativ “mobile” Android i Google ka tjetër synim. Burime të brendshme i konfirmuan TechSot.al se qëllimi është të arrihet “miliardi i tretë” dhe hedhja në tregje është emergjente.

Me këtë objektiv po vjen Android GO, një version më soft e i lehtë i sistemit i optimizuar për aparate jo shumë të avancuar dhe për zona ku lidhja me internetin është pothuajse nul apo e avashtë. Risia thotë TechSot.al është njoftuar në skenën e Google I/O, gjatë konferencës vjetore për zhvilluesit që po mbahet në Mountain View, të Kalifornisë.

Android Go është një version më i thjeshtë i Android O, sistemi operativ “mobile” i Google që do të jetë i disponueshëm në vjeshtë. GO që do të vijë në treg në tetor 2018 do të ketë të integruar edhe versionin Ad Hoc të disa lloje aplikacionesh të Google (si YouTube) dhe një Play Store të ri, dyqanin dixhital.

Gjithçka është konceptuar për të funksionuar sa më mirë telefona të tipit me rreth 1 GB memorie apo me shumë. Këto aparatë ka shpjeguar kompania për TechSot.al automatikisht do t’u instalohet Android GO në vend të versionit të kompletuar të software. Nga sot e tutje, çdo përditësim i Android, do të ketë versionin e tij “GO”./TechSot.al/

Skip to toolbar