Lëvizje e ndjeshme e Big G për të pastruar kanalet që vjedhin përmbajtjet e të tjerëve. TechSot.al shkruan se rregullat e reja janë vënë në zbatim për të përfituar nga publiciteti në Utube. Platforma e shpërndarjes së videove e Google do të limitojë inserimin e njoftimeve publicitare, dhe në këtë mënyrë limiton dhe mundësinë për të fituar para.

Kjo e fundit do jetë vetëm për kanalet që kanë nga 10 mijë shikime e lartë. Njoftimi i TechSot.al bazohet në një deklaratë të vet kompanisë Google në blogun e sja dedikuar programit partner, ku shpjegon se objektivi është ai i limitimit të rasteve abuzive. lëvizja synon shpëtimin e kanaleve që janë viktima të vjedhjes së përmbajtjeve origjinale, duke mbrojtur hyrjet.

pas disa javësh do të implementohet edhe procesi i revizionit për krijuesit e rinj që duan të marrin pjesë në “Programin Partner”. Pas arritjes së 10 mijë shikimeve, kanalet duhet t’i nënshtrohen provimit për aktivitetin e tyre. Një instrument që synon edhe mbajtjen larg YouTube të atyre videove që kanë përmbajtje dhune apo fyerje, që më herët kanë qenë shenjestra e insercionistëve./TechSot.al/