Shtëpitë e funeraleve në Kinë po i drejtohen teknologjive dixhitale si shërbimet online dhe printimi 3D për të ristrukturuar traditat tradicionale funerale në këtë vend. TechSot.al thotë se htëpia e funeraelve Babaoshan në Pekin është një nga pionerët në përqafimin e teknologjive të reja. Ata kanë nisur një platformë në internet që siguron një paketë shërbimesh për mbledhjen e eshtrave, transportin, pastrimin dhe ceremoninë e lamtumirës.

“Platforma jonë mbështet metoda të ndryshme pagimi përfshi Alipay, Wechat Pay dhe online banking. Do të lehtësojë transaksionet e klientëve. Njerëzit mund të skanojnë këtë kod për të mësuar më shumë mbi shërbimet tona. Mund të shkarkoni edhe aplikacionin tonë, informacioni mund të gjendet edhe aty,” shpjegon Guo Pengfei, recepsioniste në shtëpinë funerale Babaoshan.

Kjo platformë online raporton techSot.al kërkon një certifikatë vdekjeje për të përpunuar të tjera kërkesa, gjë që rrit sigurinë dhe besueshmërinë e shërbimeve online. Një tjetër ndryshim i madh bie edhe në mënyrën e pastrimit të varreve. Të vizitosh varrin në person, ta pastrosh dhe të respektosh të ndjerin është pjesë e rëndësishme e festivalit kine të Qingming. Por gjithnjë e më shumë, rituali po bëhet virtual.

“Ne skanojmë kodin online ose me telefonët tanë sa herë duam ta kujtojmë. Kështu edhe të afërmit apo miqtë e tij. Është një çlirim i madh emocional për ne,” tha Yin Aijuan, që ka ka humbur një person të dashur.
Sipas TechSot.al, shtëpia e funeraleve Babaoshan është e para që ka integruar teknologjitë e printimit 3D në Pekin, duke krijuar replika të sakta për kufoma që mund të kenë pjesë mangut.

“Fillimisht zgjedhim një model me ngjyrë të ngjashme, pastaj e trukojmë për t’i dhënë pamjen origjinale të të vdekurit. Besoj se ngjashmëria tërësore arrin deri në 90-95%,” shpjegon Qu Jie, një kirurge kozmetike.

Pas skanimit të një fotoje dy-dimensionale në programin kompjuterik, një model dixhital 3D i fytyrës së tyre gjenerohet automatikisht me një klikim. Pa këtë teknologji, duheshin deri në 7 ditë për të rindërtuar fytyrën e një personi, ndërkohë që tani, procesi zgjat vetëm 12 orë. TechSot.al analizon se kjo gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së viruseve dhe baktereve. Teknologjitë e reja jo vetëm po sjellin një revolucion industrial për shërbimet funerale, por gjithashtu përqafojnë shqetësime më humaniste./TechSot.al/