Së shpejti ekranet e thyera te smartfonëve tuaj do të vetërregullohen dhe ju sdo të keni pse të harxhoni aq shumë para me rregullimin e tyre, raporton TechSot.al.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zhvilluar një material vetërregullues i cili ka aplikacione për ekranet e telefonave, muskuj artificial e shume të tjera.

Ky material është transparent, vetë rregullues, dhe një material i cili mund të hapet shumë dhe të aktivizohet elektrikisht .

Ky material mund të përdoret për të përmirësuar bateritë, pajisjet elektrike dhe robotët sipas një burimeve të TechSot.al.

Krijuesi i këtij materiali Chao Wang , u shpreh se frymëzmin për këtë material i ka ardhur duke shikuar filmin The Wolverine, një personazh i cili ka vetinë të vetëshërohet.

Ndërkohë që kjo ide duket futuristike , Wang pret që të shikoje materiale të tilla të zhvillohen në laboratorin e tij brenda tre viteve.

Pra sipas burimeve të TechSot.al , shumë më tepër produkte vetë rregulluese do të dalin në treg dhe do të ndryshojnë jetët tona të përditshme duke i bërë telefonat tanë që të performojnë edhe më mirë./TechSot.al./