Firmat në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar në lidhje me ” sulmet kibernetike “serioze me origjinë nga Kina që kërkojnë të vjedhin sekretet tregtare. Banda pas sulmeve ka komprometuar firmat e shërbimit të teknologjisë dhe në planifikon t’i përdorë ato si një proxy për sulmet, kanë thënë firmat e sigurisë, raporton TechSot.Al.

Grupi, i quajtur APT10, është duke malware dhe spear phishing për të fituar akses për të targetuar kompanitë. Qendra Kombëtare e Sigurisë Komjuterike dhe njësitë kibernetike në PwC dhe BAE Systems bashkëpunuan për të identifikuar grupin.

“Duke operuar vetëm, askush prej nesh nuk do të kishte bashkuar pikat për të zbuluar këtë fushatë të re të sulmeve të tërthorta”, tha Richard Horne, partner i sigurisë kibernetike në PwC.

Një raport i detajuar i hartuar nga tre organizatat zbulon se grupi ka qenë aktiv që nga viti 2014, por i ka rritur shumë sulmet e saj në fund të vitit 2016. Në veçanti, thuhet në raport, në shënjestër janë firmat që kanë funksione kyçe IT në emër të kompanive të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar./TechSot.Al