Një studim i ri tregon se kur është fjala për Emoji, shumica e të moshuarve krejtësisht i kuptojnë ato.

Great Senior Living, një faqe interneti që fokusohet në kujdesin e të moshuarve dhe pensionistët, ka anketuar 500 njerëz të moshës 55 dhe më të vjetër lidhur me përdorimin e tyre të Emoji dhe zbuloi se në kundërshtim me çdo mendim që mund të kemi se ata nuk i kuptojnë, në fakt është krejtësisht e kundërta, raporton TechSot.Al.

Mbi 86 për qind e të anketuarve kanë përdorur emoji të paktën një herë, dhe shumica e tyre i përdornin në mënyrë korrekte.

“Një nga emoji më të njohura nga të anketuarit tanë ishte “Duart duke u  lutur” shpjegojnë gjetjet. “Pothuajse 90 për qind kanë identifikuar këtë emoji saktë, por gati 10 për qind mendonin se kjo emoji përfaqësonte një high-five.”/TechSot.Al