Truri interpreton ironinë ose sarkazmën e përcjellë nga një emoji në të njëjtën mënyrë që sarkazma përcillet verbalisht, sipas një raporti të ri nga studiuesit në departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Illinois.

Studiuesit kanë matur aktivitetin e trurit të studentëve të kolegjit me gjuhë amëtare anglishten teksa lexonin fjali duke përdorur emoji të ndryshme në fund. Ata lexonin fjali me emoji pozitiv, negativ ose ironik në fund, bën me dije TechSot.Al.

Studentët janë pyetur lidhur me menyrat e interpretimit të shembujve të ndryshëm ilustrativ.

Disa i lexonin ato fjalë për fjalë. Por ata që thanë se emoji ndikoi në interpretimin e tyre tregoi aktivitet të ndryshëm të trurit – të ngjashme me atë në studimet e mëparshme rreth sarkazmës./TechSot.Al