Prilli është Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit të Shoferëve të Shpërqëndruar.

Ajo nuk ka ardhur para kohe në fakt: Një studim shqetësues i ri ka gjetur se një numër jashtëzakonisht i lartë i shoferëve ende përdorin telefonat e tyre gjatë kohës që janë në timon, raporton TechSot.Al.

Pavarësisht nga përhapja e aplikacioneve dhe pajisjeve me qëllim parandalimin e përdorimit të telefonit kur shoferët janë duke ngarë makinë, studimi nga kompania  Zendrive zbuloi se shoferët në Amerikë përdorin pajisjet e tyre celular gjatë 88 nga 100 udhëtimet.

E kjo në fakt është shumë!

Kompania ka analizuar tre milionë shoferë anonim për tre muaj, duke survejuar 570 milionë udhëtime të marra midis dhjetorit 2016 dhe shkurtit 2017, duke mbuluar 5.6 miliardë milje.

Jo vetëm shoferët i përdorin telefonat e tyre gjatë 88 për qind të 570 milionë udhëtime, por edhe, gjatë orëve të gjata të udhëtimit, ata shpenzojnë mesatarisht 3.5 minuta duke përdorur telefonat e tyre. Kjo është veçanërisht e shqetësuese duke pasur parasysh se sa dëme me pasojë jetën mund të ndodhin në pak sekonda shpërqëndrim./TechSot.Al