Ndoshta do të cuditeni por sipas një studimi Skype është mjeti më popullor i komunikimit ndërmjet kriminelëve.

Në një studim të ri , kërkues nga firma e inteligjencës Flashpoint , kanë zbuluar se kriminelët më së shumti përdorin Skype si mënyrë komunikimi e së dyti vinte Whatsapp e pastaj Telegram dhe ICQ.

Më së shumti kriminelët në këtë studim i përkasin kibenetikës , pra hakerët.

Skype dominonte te hakerët që komunikonin në Anglisht dhe Rusisht .

Sipas studimit , raporton TechSot.al se në 2012 kriminelët spanjoll dhe arab mbështeteshin tek Skype për komunikimet e tyre por së fundmi kanë kaluar tek ICQ dhe WhatsApp.

Në mënyrë të cuditshme ICQ e ka provuar veten të jetë mjaft popullor në botën e kriminelëve kibernetik dhe kërkuesit spekuluar se kjo ndodhte për shkak të influencës që ka Rusia mbi komunitetet online të hakimit. /TechSot.al./