Apple për herëtë parë do të humb kryesimin ndaj Android për sa i përket fitimeve nga aplikacionet sipas një raporti nga App Annie.

Sidoqoftë raporti është bazuar duke përfshirë edhe fitimet nga lojtarët e tretë Android dhe jo vetëm Google Play , raporton TechSot.al.

App Annie parashikoi se në të gjithë botën të ndodhnin 352 bilionë shkarkime në 2021 dhe fitimet nga këto shkarkime të tejkalonin shifrën 139 bilionë dollarë.

App Store do të ketë pjesën më të madhe të fitimeve pasi pret që të gjeneroje 60 bilionë dollarë në 2021.

Ndërsa Google Play pret që të gjeneroje 42 bilionë dollarë ndërsa lojtarët e tretë presin që të gjenerojnë 36 bilionë dollarë.

Këto lojtarë të tretë përfshijnë Tencent, Baidu, Xiaomi, Huawei dhe të tjerë të cilët do të mbledhin 20 bilionë dollarë në 2017 sipas burimeve të TechSot.al .

Android ka zëne më shumë territor për shkak të këtyre lojtarëve të tretë në vende si Kina, Meksika, Brazil dhe Indonezia.

Sipas TechSot.al pesë vendet e para për shkarkimet e aplikaiconeve janë Kina , India, USA , Brazil dhe Indonezia dhe në fakt këto vende janë përgjegjës për 54% të të gjithë shkarkimeve të aplikacioneve që ndodhin në botë.

Por raporti gjithashtu zbulon se pesë vendet e para për sa i përket të ardhurave më të larta nga aplikacionet janë Kina, USA, Japoni , Korea e Jugut dhe UK dhe këto në fakt janë përgjegjës për 75% të të gjitha të ardhurat nga aplikacionet./TechSot.al./