Pas shperthimit të Note 7 në 2016, një skandal dhe dështim i vërtetë i Samsung , kompania ka vendosur që ta kompesoje të gjithën me telefonin e ri .

Por përdoruesit e parë të Samsung Galaxy s8 , kanë lajmëruar se që tani kanë gjetur të meta në pajisjen e tyre.

Ekranet e tyre sipas burimeve të TechSot.al shfaqen me hije të kuqe.

Sipas SDNet , qëkur Samsung zbuloi telefonin në Mars, kompania ka shpërndarë telefonat te disa përdorues të cilët e kanë porositur më përpara.

Konsumatorët e parë kanë dalluar se dicka nuk shkonte pasi , telefonat e tyre kishin një ekran më shumë në të kuq se të bardh.

Madje përdoruesit kanë postuar foto të problemit në media sociale , të cilat i ka siguruar TechSot.al.

Gjithsesi të paktën nuk është aq problem i madh sa shpërthimi i tyre .

Por ama Samsung nuk është në pozitat që ti mërzis konsumatorët e tij.

Fatmirësisht kompania është shprehur se problemi po rregullohet manualisht./TechSot.al./