Pas 21 vitesh, rikthehet nëpër dyqane Tamagotchi origjinal, organizuesi që shërben dhe si mbajtëse celësash në formë veze, në brendësi të të cilës ndodhet një qenush virtual, të cilin mund ta përkëdhelësh, që u mori mendjen njerëzve në fillim të viteve ’90.

Loja virtuale, shkruan TechSot.al është rikthyer në një formë më të vogël, nga e njëjta kompani që e lancoi në vititn 1996, Bandai Namco. Kjo e fundit për momentin ka sjellë lojën për qytetarët japonezë nën koston e 16 eurove.

Loja e suksesit me kalimin e viteve Tamagotchi është riprodhuar pas daljes nga karantina në versionin që ëhstë personazh në videolojëra. Në vitin 2010 sipas TechSot.al, numëronte plot 76 milionë copë të shitura.

Versioni celebër i Tamagotch risjellë 6 personazhe origjinal në ekranin klasik LCD, por në hapësirë më të vogël. Dhe modaliteti i lojës është njësoj, tre pulsantë për t;u dhënë qenushëve të hanë, të flenë, të mbahen pastër e të përkdhelen. Ideja është t’i bësh të lumtur, pa i lënë të ngordhin./TechSot.al/