Mbërrin harta e parë e darkweb, pjesa më pak e aksesueshme dhe e fshehtë e rrjetit online. Publikimi është mundësuar nga kërkuesit e Senseable City Lab në Institutin teknologjik të Masaçusets. Sipas një studimi të publikuar online nga arXiv e cituar nga TechSot.al, darkweb nuk mund të cilësohet një rrjet i mirëfilltë, pasi lidhjet online në internet janë shumë më të pakta në krahasim me ëebin që njohim të gjithë.

Një pjesë e mirë e world wide web është e padukshme. Në fakt duhet theksuar shkruan TechSot.al, që vetëm sipërfaqëja është e aksesueshme, përmes motoreve ekzistues të kërkimeve, gjendet një botë e fshehtë që tanimë njihet si ‘deep web’ që vlerësohet rreth 500 herë më i madh.

Në të mund të gjesh përmbajtje të cdo lloji dhe materiale të cdo tipi, që nga kompanitë e ndryshme deri tek faqet e Faceboojk, që për një motiv apo një tjetër nuk mund të vizualizohen lirisht. Në këtë anë të fhshetë, por “të pastër” ekziston dhe një zonë “e errët” tek e cila mudn të kesh akses vetëm përmes programeve apo appp specifike, që lejojnë ruajtjen në mënyrë absolute të anonimatit. Kjo quhët Darkweb.

Techsot.al e cilëson një realitet të vogël, por të rrezikshëm, ku mund të gjesh portale dhe materiale të cdo lloji, që nga shitblerja e armëve, pornografi, apo forum hakerash dhe shitje droge.

Puna e kërkuesve amerikane mundësoi kalimin e hyrjes dhe arritën të analizonin të gjitha faqet të përfaqësuara në këtë anë të errët. Në të mund të gjeje dhe disa faqe apo lista publike, të cilat duhet të kishin dominion “.onion”, dhe për herë të parë krijuan një hartë.

Të dhënat e raportuara nga TechSot,al demonstrojnë se vetëm 7 mijë nga 25 mijë faqe që përmbante darkweb janë të lidhura me rrjetin, ndërsa 87% nuk kanë lidhje me portale të tjera. Një karakteristikë që për kërkuesit amerikanë, nuk duhet ta emërtojnë këtë realitet si rrjet apo ëeb. Një fakt i darkweb është që përdoruesit e paktë që ka, janë shumë pak socialë./TechSot.al/