Në një jetë sociale dixhitale të dominuar nga imazhet, ku nga Facebook deri tek Snapchat, fotot kanë zënë vendin e fjalëve, personat me probleme të shikimit rrezikojnë të mbeten jashtë kësaj bote imagjinare.

Janë 325 milionë në të gjithë botën shkruan TechSot.al, të cilëve duhet t’u krijohet një përkujdesje e veçantë. Po pikërisht për të shmangur përjashtimin e kësaj kategorie ka menduar FotoOto, një aplikacion që bën të flasin shkrepjet në të gjithë botën, duke i bërë “vizibël” edhe për ata persona me probleme.

E zhvilluar nga Publicis Pixelpark, aplikacioni ka një sistem të integruar të njohjes së imazhit, falë të cilit mund të lexohet me zë të lartë përshkrimi i elementëve të prezantuar në foto. Për rrjedhojë imazhet konvertohen bashkë me një seri tingujsh individualë shpjegon TechSot.al, duke krijura në këtë mënyrë një peisazh zanor, unik për cdo foto.

 

Por mbi të gjitha FotoOto u lejon përdoruesve të arrijnë vetëm një klikim komente audio apo zërat që u korrespondojnë imazheve. sapo shkrepet fotoja, në praktive mund të rregjistrohen mendime dhe emocione, por edhe zërat e ambientit, për të fiskuar një moment që e ndahet me të gjithë./TechSot.al/