Rikthehet kabina telefonike publike, por këtë herë vjen në formatin “hi tech”. Lancimi i “City Link”, ky është emri i cyber-stacionit të ri që TechSot.al pohon se është realizuar me kontributin e kompanisë Ericsson.

Bëhet fjalë për një paralelpiped teknologjik, 2 metra të lartë, i adaptuar me touch screen, dhe përvec kryerjes së telefonatave, të krijon dhe mundësinë për të naviguar falas online në internet shkruan TechSot.al. Por interneti është i limituar në ato faqe që ofrojnë informacion rreth shërbimeve publike të zonës.

Gjithashtu falas mund të hysh dhe në shërbimet taksi, duke prenotuar falas për të shkuar në eventet që mbahen në qytet. Navigimi në internet ofrohet me shpejtësi të lartë, pasi lidhja në zonë do bëhet përmes fibrave optike. TechSot.al thotë se kabina telefonike ëhstë gjithmonë aktive dhe numri SOS ka një tastierë të vecantë dhe është 24 orë funksional dhe falas./TechSot.al/