Në konferencën F8 të Facebook , Instagram lajmëroi se tani do të suportonte shërbimin offline për aplikacionin e saj Android , në mënyrë që ju të shikoni dhe madje dhe të postoni foto pa nevojën e internetit, raporton TechSot.al.

Ja se si punon :

Cdo post që telefoni i juaj tashmë e ka shkarkuar ndërkohë që ka qenë i lidhur me internetin , tani do të jetë e mundur qe te shikohet, të komentohet , ti bëhet like dhe ti bëhet save.

Ju do të jeni në gjendje që të krijoni poste dhe të ruani drafte.

Dhe sapo ju të futeni online , veprimet tuaja do të merren nga serverat e aplikacionit.

Sipas burimeve të TechSot.al ju do të mund të shikoni përmbajtjen qe keni parë më parë dhe gjithashtu të shikoni profilet e personave që i keni parë më parë.

Ky opsion i ri eshtë shumë i dobishëm për vendet ku lidhja e internetit është e dobët .

Por gjithsesi do të jetë interesante të shihet sesi ky funksionalitet i ri do të akomodohet me Stories.

TechSot.al ju informon gjithashtu se Snapchat ka lancuar dhe disa opsione të tjera ku përfshihet selfie stickers dhe mund ti vendosni postet e ruajtura ne albume.