Google ka bërë një update të madh për aplikacionin Trips në Android dhe iOS me shumë opsione të reja të cilat do t’ua lehtësojnë edhe më shumë planifikimin e pushimeve tuaj, raporton TechSot.al.

Trips tani jo vetëm që do të marr informacione rreth fluturimit tuaj nga inbox i Gmailit tuaj , tani do të marr edhe informacione rreth biletave të autobusit dhe trenit duke i shtuar në itenerarin tuaj.

Trip gjithashtu sipas burimeve të TechSot.al  do tju lejojë që të shpërndani rezervimet për udhëtimin tuaj , duke përfshirë edhe rezervimet për hotelin dhe biletat e udhëtimit drejtpërdrejt nga aplikacioni në email.

Updatimi e bën Trips edhe më fleksibël për t’u përdorur.

Trips tani do tju tregojë në hartë të gjitha aktivitetet përgjatë të gjitha destinacioneve, madje edhe offline. /TechSot.al./