Google i ka ofruar një investim miliona dollarë shoqërisë koreane LG. TechSot.al konfirmon se LG Display do të duhet të prodhojë ekrane Oled për t’i përdorur nëpër telefona smart. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja tajvaneze The Economic Times.

Investimi prej 830 milionë dollarë konsiston në hapjen e një linjë të re prodhimi nga LG për ekrane Oled Fleksibël, të cilat do të jenë fokusi i gjeneratës së re të smartphone Pixel prodhuar nga Google, e pritshme në tregjet botërore në vjeshtë.

Aktualisht koreanojugorja shkruan TechSot.al prodhon panele Oled fleksibël me dimensione më të vogla që gjenden në Apple Ëatch dhe në orat smart të LG Electronics.

Ekranet Oled fleksibël janë përdorur nga Samsung në smartphonet Galaxy S8 e S8 Plus, që duhet të montohen në telefonë të ndryshëm të teknologjisë së lartë prodhime të orës së fundit, duke filluar nga disa versione të iPhonëve të rinj që Apple do të zbuloje në vjeshtë./TechSot.al/