HMD Global, kompania e cila do të shesë smartfonët Nokia për 10 vitet e ardhshme ka plane të mëdha.

Kompnia ka ndërmend që të rindërtojë markën e Nokias në atë që ka qenë dhe mendon se Android i Google mund të ndihmoje, raporton TechSot.al.

Por ndyshe nga prodhues të tjerë Android të cilët insistojnë që të ngelin te i njëjti telefon i zi drejtëkëndror , Nokia i ri ka ndërmend dicka të re por mund të funksionoje vec me ndihmën e Google.

Google tha se telefonat Nokia 6, Nokia 5 dhe Nokia 3 do të kenë si sistem operativ atë të Android.

Zëvëndës Presidenti i HMD Global , sipas burimeve të TechSot.al ,  u shpreh se shumica e smartfonëve në treg nuk kanë sistemin operativ Android në mënyrën që duhet dhe se është i gatshëm që ti jap shtysë sistemit operativ të fundit sapo të jetë i disponueshëm nga Google.

Google dhe Nokia do të vendosin të gjithë pjesët e duhura në një telefon duke përfshirë edhe Google Asstant./TechSot.al./